Showbiz

Kim Kardashian me makijazh edhe nën kostumin e zi

Kim Kardashian ka dalur pa e zbuluar fytyrën në ngjarjen e madhe të modës të hënën, Met Gala, në një kostum të zi nga koka te këmbët.

Veshja e saj e zezë përbëhej edhe me një bluzë më të gjerë përsipër po ashtu të zezë.

Grimeri i saj Mario Dedivanovic zbuloi se ishte me Kimin për ta ndihmuar atë të bëhej gati, teksa tregoi edhe disa produkte që përdori për fytyrën e saj, shkruan NME.

Më pas shkroi: “Prapa maskës”.

Kjo dha idenë që Kim ka qenë me makijazh edhe pse fytyrën e ka pasur plotësisht të mbuluar me copë të zezë.