Showbiz

Sonte “MTV VMA 2021”, Dua Lipa e nominuar e Rita Ora prezanton çmim

 

Ngjarja e madhe muzikore “MTV Video Music Awards” do të zhvillohet sonte, një vit pasi ishte mbajtur me distancë sociale, në vitin 2020.

Sivjet ngjarja prestigjioze mbahet në Qendrën Barclays të New Yorkut, ndërkohë që do të udhëhiqet nga reperja Doja Cat, e cila ka hyrë në histori, duke u bërë udhëheqësja e parë e MTV Video Music Awards e cila edhe është e nominuar për çmimin “Videoja e Vitit”.