Showbiz

Pink-ut i vdes babai

Babai i Pinkut, Jim Moore, ka vdekur të enjten, pas një beteje të gjatë me kancer të prostatës, ka bërë të ditur Page Six.

Këngëtarja 41-vjeçare e hitit “So What”, ka shprehur dhimbjen e saj të premten përmes një postimi në Instagram.

Ajo ka shpërndarë disa fotografi të babait të saj të ndjerë, i cili ishte veteran i Luftës së Vietnamit.

“Deri në përjetësi”, ishin fjalët e pakta të Pink, emri i vërtetë i së cilës është Alecia Moore, të cilat ia kishte shoqëruar një fotografie të saj ku shihet bashkë me të atin duke vallëzuar, kur ajo ishte fëmijë.

Një ditë para vdekjes, Pinku kishte postuar një fotografi të saj bashkë me babain, në të cilën ata ishin duke kënduar këngën “I Have Seen the Rain” në qytetin e New Yorkut, në vitin 2006.

Jim e kishte shkruar këtë baladë derisa po shërbente si ushtar në Vietnam.

Image
Pink dhe Jim Moore duke kënduar