Showbiz

Dua Lipa feston sot ditëlindjen

Dua Lipa ka sot ditëlindjen dhe mbush plot 26 vjet.

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, ka lindur më 22 gusht të vitit 1995.

Në këtë ditë të veçantë për të, ndër të parët që e ka uruar është babai i saj, Dukagjin Lipa. Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, ai e ka uruar të bijën, duke theksuar se ajo është shoqja e tij më e mirë.

“Shoqja ime më e mirë që nga dita e parë. Urime ditëlindjen dashuria ime. Të dua”, janë fjalët e Dukagjinit për Duan.

Dua ka vite që ka nisur karrierën e saj muzikore fillimisht në Britani të Madhe, atje ku jeton prej shumë vitesh me familjen e saj, ndërkaq tani është bërë një yll i njohur në të gjithë botën.

Ajo ka fituar deri më tani disa prej çmimeve më prestigjioze në industrinë e muzikës, duke përfshirë këtu tri “Grammy” dhe disa “Brit Awards”.

Këngët e Duas janë ndër këngët më të klikuara në YouTube dhe më të dëgjuara në Spotify.

Image