Kim Kardashian po shpreh lëvdata për Kanye West gjatë kohës së divorcit.
Ylli i “Keeping Up with the Kardashians” e ka bërë publike këshillën më të mirë që e ka marrë nga ish-burri i saj.
“Unë arrita në një pikë, dhe ndoshta ishte për shkak të lidhjes një dekadë me Kaney që më mësoi në mënyrën më të mirë për të qenë vetëm unë dhe për të jetuar në këtë moment”, tha Kardashian.
Ajo thotë se ka mësuar t pjete vetvetja, pa i interesuar se çfarë mund të mendojnë të tjerët.
“Ju nuk keni nevojë t’i nënshtroheni askujt”, ka thënë Kardashian.
“Përderisa unë jam vetvetja dhe derisa jam duke bërë çfarë dua unë, sikur nuk ka asnjë jetë tjetër dhe ti je duke jetuar për vete. Kjo më ka bërë të kem më shumë besim në vetën dhe të mos brengosem se çfarë të tjerët mund të mendojnë”, ka thënë ajo.