Showbiz

Beyonce vuan nga pagjumësia

Ylli amerikan i muzikës, Beyonce, vuan nga pagjumësia. 39-vjeçarja e famshme e cila i ka fëmijët, Blue Ivy, Rumi dhe Sir, me bashkëshortin Jay-Z, e ka zbuluar se vjetët e shumta që i ka kaluar duke bërë turne anembanë botës kanë lënë pasoja në trupin e saj në shumë mënyra, përfshirë këtu pagjumësinë, dëmtimin e lëkurës dhe flokëve nga grimi i rëndë skenik dhe dhimbjet e përgjithshme trupore.

Së fundmi, Beyonce e hijeshoi ballinën e revistës “Harper’s Bazaar” në numrin e ri që i dedikohet ikonave të showbizit, me ç’rast e dha edhe një intervistë ekskluzive.

“Mendoj se sikur shumë gra, edhe unë e kam ndier presionin e të qenit shtylla e familjes dhe kompanisë sime, prandaj nuk e kisha kuptuar sa shumë ndikon kjo në shëndetin tim mendor dhe fizik. Shpesh nuk e kam konsideruar veten si prioritet. Tani e kam kuptuar që unë personalisht vuaj nga pagjumësia si pasojë e faktit se gjysmën e jetës sime e kam kaluar në rrugë, duke bërë turne anembanë botës. Vallëzimi me take të larta në skenë për vite të tëra ka shkaktuar lodhje të madhe në muskujt e mi. Flokët më janë shkatërruar nga produktet e ndryshme që më është dashur t’i përdori dhe lëkura ka pësuar dëme nga grimi i rëndë dhe djersitja e madhe”, ka deklaruar këngëtarja për revistën e famshme.

Edhe pse ylli i hitit “Black Is King” është vetëdijshme se duhet të kujdeset më mirë për veten dhe ta dëgjojë trupin e saj në mënyrë që të jetë më i shëndetshëm, ajo e pranoi se në të kaluarën ka pasur probleme me komplekset rreth trupit dhe kishte qenë e fiksuar pas fizikut të saj.

“Në të kaluarën shpenzoja shumë kohë duke mbajtur dieta, me keqkuptimin se kujdesi për veten do të thoshte se duhej të bëja stërvitje të rënda, të isha sa më e dobët dhe të qëndroja tepër e ndërgjegjshme për trupin tim”.

Por, tani, Beyonce po provon t’i ndryshojë shprehitë e saj dhe fokusohet më shumë në shëndetin mendor e fizik, si dhe po mëson t’i lexojë shenjat që ia jep trupi kur ka nevojë për të pushuar.

“Shëndeti im, mënyra se si ndihem kur zgjohem në mëngjes, qetësia shpirtërore, numri i buzëqeshjeve në ditë, ajo me çka e ushqej mendjen dhe trupin tim, këto janë gjërat në të cilat jam përqendruar. Shëndeti mendor është gjithashtu kujdes ndaj vetes. Unë jam duke mësuar ta thyej ciklin e shëndetit të dobët dhe neglizhencës, duke e përqendruar gjithë energjinë në trupin tim dhe duke marrë parasysh shenjat delikate që më jep. Trupi juaj ju tregon gjithçka që duhet të dini, por mua më është dashur të mësoj ta dëgjoj atë. Është një proces për t’i ndryshuar zakonet e këqija dhe për t’i injoruar dramat, stresin dhe kaosin që na rrethon kudo”, ka deklaruar tutje Beyonce.

{gallery}

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, shumë shpejtë pritet ta lansojë një koleksion të ri të veshjeve sportive, “Ivy Park Rodeo”, e që vjen i krijuar në bashkëpunim me markën e njohur të veshjeve sportive, “Adidas”.

Beyonce ka bërë të ditur se koleksioni është inspiruar nga fakti se sa shumë mungojnë tregimet e kaubojve afrikano-amerikanë dhe personave tjerë më ngjyrë, në historinë e Amerikës.

“Jam krenare ta përfaqësoj kulturën e Houstonit, rrënjët e mia dhe gjithë njerëzit të cilët e kuptojnë çfarë do të thotë të jetosh si kauboj”, kishte deklaruar Beyonce.

Koleksioni i cili i përmban afërsisht 60 modele të veshjeve, do të dal në shitje më 19 gusht të këtij viti.