Showbiz

Rita Ora fotografohet nga Bryan Adams për kalendarin e famshëm “Pirelli”

 

Bryan Adams e ka fotografuar Rita Orën të zhveshur duke pozuar në një vaskë, në fotosesionin e krijuar për kalendarin e vitit 2022 të markës “Pirelli”.

Rok ylli kanadez i njohur edhe si fotograf, është angazhuar t’i fotografojë disa emra të njohur të showbizit, si Cher, Rita Ora, Grimes, Jennifer Hudson, Iggy Pop, Normani, Saweetie, Bohan Phoenix, Kali Uchis dhe St. Vincent, për edicionin e ardhshëm të kalendarit ikonik të titulluar, “On The Road”.