Rita Ora është siguruar që të marrë gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj të parë si gjyqtare, në “The Voice of Australia”, të dielën në Australi.
Këngëtarja kosovare me famë botërore dukej e mahnitshme në premierën e formatit televiziv për zbulimin e talenteve të reja atje.
30-vjeçarja kishte veshur me këtë rast një fustan ngjyrë të kaltër plotë shkëlqim, që e bënte të dukej edhe me glamuroze.
Woo @Thevoiceau is on!!! OooOooh I am so excited for this!! I felt so welcome by Australia and the amazing people and I cannot waittt for you to see their talent!! ???? let me know who you connect to on #teamrita ? pic.twitter.com/t9POKlIMjn
— Rita Ora ? (@RitaOra) August 8, 2021
Australianët ndërkohë kanë mbetur të mahnitur me ngrohtësinë dhe afërsinë që ka shprehur ajo gjatë natës së parë të shout, duke u treguar tejet e mirë me performuesit.
Në natën e parë, Rita ka zgjedhur vetëm një garuese në ekipin e saj, adoleshenten Sofia Watt.
Këngëtarja kosovare ka deklaruar se Sofia e ka kthyer atë mbrapa, duke kujtuar kohën kur ishte edhe vetë adoleshente dhe kur kishte bërë marrëveshjen e parë për regjistrim të këngëve, në moshën 15-vjeçare.
Welcome to #TeamRita, Sofia! ? #TheVoiceAU pic.twitter.com/heTI0Mb8gg
— The Voice Australia (@TheVoiceAU) August 8, 2021