Showbiz

11.8 milionë dollarë për të jetuar në shtëpinë e Pamela Andersonit

Pamela Anderson ka arritur të shesë më në fund vilën e saj në Malibu për 11,8 milionë dollarë. Sipas TMZ, prona me sipërfaqe mbi 250 metra katrorë, mund të ketë thyer edhe një rekord, pasi është shitur me çmim prej 47.000 dollarë për metër katror.

Pronari i ri i vilës është Loren Kreiss, CEO i kompanisë së mobiljeve, Kreiss Furniture.

Anderson e ka blerë këtë vilë në vitin 2000 për 1.8 milionë dollarë. Fillimisht, aktorja e nxori në shitje për 14.9 milionë dollarë, por e uli çmimin me kalimin e muajve.

Vila ka gjithsej katër dhoma dhe po aq tualete. E vendosur mes bimësisë, duket si një shtëpi në pemë, por e modernizuar me pishine, oxhak dhe një verandë fantastike prej nga mund të shijosh perëndimin e diellit. \a2news

{gallery}