Dokumentari i ardhshëm “Becoming Led Zeppelin”, i autorizuar nga anëtarët e grupit, do ta shënojë premierën në kuadër të edicionit të sivjetmë të Festivalit të filmit në Venecie, i cili mbahet muajin e ardhshëm.
Projekti me regji të Bernard MacMahonit do të përfshijë intervista të reja me muzikantët, Jimmy Page, John Paul Jones dhe Robert Plant, si dhe intervista të rralla nga arkiva bateristin e ndjerë, John Bonham, i cili vdiq në vitin 1980.
Dokumentari është vendosur të shfaqet jashtë konkurrencës për “Luanin e Artë”, në festivalin e njohur italian i cili mbahet nga 1 deri më 11 shtator, në qytetin e bukur Venecie.
Kjo është hera e parë që anëtarët e bendit “Led Zeppelin” kanë marrë pjesë në një dokumentar, në këto 50 vjetët e fundit. Bendi madje i ka ofruar regjisorit MacMahon qasje të paparë në arkivat e tyre.
Ende nuk ka datë të lansimit të filmit “Becoming Led Zeppelin”, për publikun e gjerë.
-
Dokumentari i shumëpritur për “Led Zeppelin” paralajmërohet si rrëfim unik
-
Dokumentari në katër pjesë për “The Beatles” – ngjarje unike në kinema
-
Festivali i Filmit në Venecia synon të jetë më i rëndësishmi sivjet
-
“The Rolling Stones” do ta lansojnë albumin e parë në 18 vjetët e fundit
-
Dokumentari për grupin “Wham” së shpejti në Netflix