Showbiz

Modelja Hadid ringjall nostalgji për modën e Y2K

Modelja Bella Hadid, ka rikthyer sërish modën e hershme të viteve '90 dhe atë të rreth viteve 2000, në mënyrën më të mirë të mundshme.

Modelja ktheu flokët e saj të gjatë e të zinj në biond në një seri fotografish promovuese për markën Miss Sixty.

Fotografitë, të cilat Hadid i postoi në faqen e saj në Instagram, e shfaqin duke pozuar teksa ishte shtrirë në një sfond të kuq prej kadifeje.

Hadid, 24 vjeçe, ndau gjithashtu një selfie me mikun e saj dhe grimerin, Sam Visser, për gazetën Daily Mail.

Në fotografi, Hadid mban të veshur një triko bardh e zi ku shkruan "Miss Sixty", xhinse të zeza të ngushta me një rrip zinxhiri argjendi. Këto i shoqëron me këpucë të të bardha.

Flokët e saj biond janë të mbështjellë me një shall të zi, ku gjithashtu mban një gjerdan me rruaza me një kryq dhe disa byzylykë.

Marka Miss Sixty ishte jashtëzakonisht e popullarizuar në vitet 2000, me ç’rast angazhoi njerëz të famshëm në kampanjën promovuese përfshirë Paris Hilton, Mischa Barton dhe Hilary Duff.

Kryesisht është e njohur për xhinse dhe rripa. Pasi u zbeh nga stili në dekadën e fundit, marka bëri një ringjallje në fillim të këtij viti, duke vënë Hadid, e cila është e njohur për rikthimin e tendencave të hershme, të bëhet fytyra e kompanisë.

Modelja, është e njohur për rikthimin e tendencave të harruara dhe nganjëherë të diskutueshme, nga epoka e Y2K duke bërë që ato të ndihen përsëri të freskëta.

Në njoftimin e saj për marrëveshjen me Miss Sixty, Hadid tha: "Unë kam kaq shumë gjëra cilësore që i kam mbledhur gjatë viteve saqë mezi pres t’i bashkoj të gjitha me radhë”.

Hadid kishte promovuar edhe koleksionin për pranverë të Miss Sixty.

Po ashtu, ajo ka shkëlqyer edhe me paraqitjen e saj në festivalin e filmit në Kanë.