Showbiz

The Weeknd thotë se është esëll

Foto: AP/Associated Press

Këngëtari i njohur kanadez, The Weeknd, më në fund është plotësisht esëll.

Ylli i hitit “Can’t Feel My Face” emri i vërtet i së cilit është Abel Tesfaye, e ka ndaluar përdorimin e drogave të rënda dhe më nuk e shijon alkoolit, edhe pse e pranoi se herë pas here e pinë nga një gotë alkool dhe konsumon marihuanë.

I pyetur rreth spekulimeve se është plotësisht esëll, për revistën “GQ” kantautori i famshëm tha: “Më pëlqen të jem esëll. Me raste e pi nga një gotë alkool, por nuk jam konsumues i madh. Jo siç kam qenë dikur. Dëshira për të pirë më nuk ekziston në mua”.

Pasi e konfirmoi se konsumon marihuanë, The Weeknd u pyet nëse merr edhe droga tjera, dhe ai tha: “Jo. Drogat ishin diçka e përkohshme. Unë mendoja se më nevojiteshin në jetë dhe nuk angazhohesha për ta kuptuar si të mos e ndjeja nevojën për to. Këto vjetët e fundit i kam kaluar duke mësuar dhe kuptuar këtë gjë, dhe falënderojë Zotin që nuk kam nevojë më të marr droga të ndryshme. Sepse për shumë njerëz, është vështirë ta largojnë këtë shprehi. Por, unë e dija se nuk i dëshiroja më”, ka deklaruar artisti.

Ylli 31-vjeçar i muzikës pop i cili në të kaluarën ka qenë në lidhje dashurie me modelen, Bella Hadid dhe këngëtaren Selena Gomez, e pranoi se tani mezi pret ta krijojë familjen e tij dhe një ditë ta gëzojë titullin baba.

“Përfundimisht dua të krijojë familje. Dua të kem fëmijë. Arsyeja pse gjithmonë kam deklaruar se nuk dua të bëhem baba, mendoj se ka ardhur në formë të mekanizmit mbrojtës dhe ngase më pëlqen rruga nëpër të cilën po shkon karriera ime. Por, gjithashtu mendoj se të qenit baba do të kishte ndikim pozitiv në mua dhe do të më inspironte edhe më shumë”.

Në lajme të tjera, The Weeknd, e ka paralajmëruar lansimin e këngës së re me titull “Take My Breath”, të premten më 6 gusht.

Të hënën mbrëma, këngëtari i postoi disa segmente të këngës së re, si dhe i paralajmëroi fansat se një epokë e re po fillonte.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Weeknd (@theweeknd)

 

Në intervistën e fundit për revistën “GQ”, Tesfaye ndër të tjera tha se albumi i tij i ardhshëm i cili vjen pas incizimit të vitit 2020, “After Hours”, është albumi të cilin gjithmonë ka dashur ta krijojë.

Muzikanti po ashtu foli për rëndësinë e procesit të realizimit të një albumi në karrierën e tij.

“Unë dua ta bëjë këtë punë përgjithmonë. Edhe nëse fillojë të merrem me medium tjera dhe praktikojë forma tjera të shprehjes së ndjenjave dhe emocioneve, muzika sërish do të jetë aty. Unë nuk do ta largohem kurrë nga muzika”, përfundoi këngëtari.

The Weeknd e shënoi debutimin e tij si aktor, me një rol të vogël në filmin e vitit 2019, “Uncut Gems”. Së shpejti ai do të luajë dhe do të shërbejë si producent i një seriali të ri për kanalin “HBO”.

{gallery}