Showbiz

Rita Ora dhe Taika Waititi parakalojnë për herë të parë si çift mbi qilim të kuq

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Rita Ora dhe Taika Waititi më nuk mund ta fshehin faktin se janë në lidhje dashurie, teksa të hënën mbrëma e shënuan debutimin e tyre si çift mbi qilim të kuq.

Regjisori i njohur nga Zelanda e Re dhe këngëtarja e aktorja me prejardhje kosovare, e ndoqën së bashku premierën e filmit “The Suicide Squad 2” në Los Angeles, duke e zyrtarizuar për herë të parë lidhjen e tyre romantike.