Showbiz

Billie Eilishit nuk i pëlqen të rrijë vetëm

Foto: Instagram/Billie Eilish

Këngëtarja me famë botërore, Billie Eilish, nuk ka dëshirë të qëndroj vetëm. Ylli i hitit “Everything I Wanted” e pranon se i pëlqen të ketë “autonomi”, por me të vërtetë e humb kontrollin kur mbetet vetëm dhe ka shumë frika të çuditshme dhe irracionale, kështu që në të shumtën e rasteve preferon të jetë pranë prindërve të saj.

“Mua me të vërtetë nuk më pëlqen të qëndrojë vetëm. Më pëlqen të kem autonomi por tmerrohem kur mbes e vetme. E urrej vetminë. Unë kam shumë persona të çuditshëm që më ndjekin kudo që shkoj dhe duan të më bëjnë keq. Po ashtu frikësohem nga terri dhe shpesh më shkon mendja që nën shtrat mund të ketë ndonjë përbindësh. Është e vërtetë që kam shumë frika të çuditshme dhe irracionale. Prandaj, pjesën më të madhe të kohës e kalojë në shtëpinë e prindërve. Thjeshtë i dua shumë ata dhe më pëlqen të qëndrojë në atë shtëpi”.

Eilish e pranoi se nganjëherë di të nervozohet me familjen e saj, dhe kalërimi e ndihmon që ta lirojë stresin.

Duke folur për atë se si e menaxhon zemërimin, Billie tha: “Unë pëlqej të kalërojë dhe kjo më jep shumë adrenalinë, pasi kërkon goxha forcë dhe është një aktivitet rraskapitës. Prandaj kalërimi më ndihmon ta largojë stresin. Dhe prej se kam filluar të kalërojë, kam qenë shumë më pak e zemëruar dhe emocionale. Zot i madh, familja ime di të më nervozojë shumë, por gjithashtu më ofron shumë dashuri dhe kjo i balancon gjërat në mënyrë të përkryer”, ka deklaruar Eilish.

Këngëtarja 19-vjeçare e ka bërë mision të jetës që të jetë gjithmonë një bashkëpunëtore e sjellshme, dhe nuk dëshiron që njerëzit ta shohin apo konsiderojnë atë një divë.

Para disa javësh u zbulua se ylli i hitit “Bad Guy”, ishte duke punuar në një projekt special për fansat e saj, në bashkëpunim me platformën mediale gjigante “BBC”. Emisioni me titull “Billie Eilish: Up Next” u transmetua të shtunën më 31 korrik në kanalin “BBC One”, derisa DJ Clara Amfo nga “BBC Radio 1” e intervistoi pop yllin amerikan për rrugëtimin e saj drejt famës, dhe faktin se anembanë botës konsiderohet një person model.

Programi 45-minuta u transmetua një ditë pas lansimit të albumit dytë të shumëpritur të këngëtares së shpërblyer me “Grammy”, me titull “Happier Than Ever”.

Ndërkohë, Eilish po ashtu ka njoftuar se është duke e shfaqur përvojën e saj kinematografike ekskluzivisht në “Disney+”. Filmi koncertal me titull “Happier than Ever: A Love Letter to Los Angeles”, do të transmetohet në këtë platformë digjitale më 3 shtator të këtij viti.

Projekti që i sjellë përjetimet e një koncerti special të këngëtares, do të përfshijë performanca intime të secilës këngë të ri të Eilishit, për herë të parë dhe të vetme, nga skena legjendare “Hollywood Bowl” në Los Angeles.