Ylli i serialit “Grey’s Anatomy”, Ellen Pompeo, nuk i ka dhënë fund aktrimit por ajo thotë se nuk ndihet e emocionuar për vazhdimin e karrierës së saj, dhe se tani e sheh veten më shumë sikur sipërmarrëse.
“Nuk po them se nuk do të aktrojë më kurrë, sepse gjasat janë që do të vazhdoj të pranojë role në projekte tjera, por nuk jam shumë e emocionuar për vazhdimin e karrierës sime si aktore. Në këtë fazë, më shumë do të thosha se jam një sipërmarrëse. Ndihem e emocionuar sa herë investojë në biznes, apo e filloj ndonjë biznes të ri. Kjo është një epokë e rritjes profesionale për të cilën ndihem e emocionuar. Pra përdorimi i trurit tim në një mënyrë tjetër. Sa i përket aktrimit, ani pse nuk kam luajtur shumë role të ndryshme, më duket sikur e kam dhënë maksimumin në këtë drejtim. Qëndrimi në rimorkio duke u bërë gati për ta xhiruar secilën skenë, udhëtimi përreth botës, xhirimet në lokacione të ndryshme, nuk janë më pjesë e aspiratave të mia. Nuk kam më dëshirë të qëndrojë e ulur në rimorkio deri në orën 11 të mbrëmjes, në pritje të urdhrave kur duhet të dal për të xhiruar dhe kur mund të ha ushqim. Këto gjëra janë për personat e ri në moshë. Aktrimi është profesion i të rinjve”.
Aktorja 51-vjeçare në intervistën e saj të fundit tregoi se, dikur brengosej që nuk do të mund të punojë më kurrë si aktore pas largimit nga seriali hit “Grey’s Anatomy”, kjo për shkak të fenomenit që e karakterizon Hollywoodin ku aktoret pas moshës 40-vjeçare, e kanë pothuajse të pamundur të gjejnë role të mira.
Por tani ajo nuk e sheh më veten në këtë mënyrë. Pompeo mendon se ajo mund të bëjë gjithçka që e ëndërron, ose asgjë nëse e dëshiron një gjë të tillë.