Këngëtari Nelly dhe e dashura e tij prej shumë vitesh, Shantel Jackson, janë ndarë, ka bërë të ditur vetë Jackson.
Aktorja 37-vjeçare e ka bërë të ditur lajmin të shtunën, në fushën e komenteve të një postimi që kishte bërë në llogarinë e saj në Instagram.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKur njëri prej komentuesve e kishte pyetur nëse çifti është ende bashkë, Jacksoni kishte shkruar se ata janë ndarë.
“Jo nuk jemi... jemi vetëm shokë”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë, këngëtari i famshëm Nelly, nuk i është përgjigjur ende deklaratës së Jacksonit.
Nelly 46-vjeçar dhe Jackson kanë qenë në lidhje që nga viti 2014. Në shkurt të këtij viti, këngëtari kishte thënë për “People” se miqësia është themeli i një lidhjeje të shëndoshë.
“Shokë së pari. Të qenit shokë ndihmon çdo lidhje”, kishte deklaruar Nelly.