Disney i është kundërpërgjigjur aktores Scarlett Johansson pas padisë që ajo ka ngritur ndaj kompanisë, e në bazë të së cilës akuzohet për shkelje të kontratës, duke lëshuar në transmetim filmin “Black Widow” në kanalin e tij Disney+ derisa po jepej premiera në kinema.
Sipas Disneyt se akuzat e aktores janë të pabaza.
“Nuk ka asnjë bazë për këtë dosje," tha një zëdhënës i Kompanisë Walt Disney në një deklaratë të siguruar nga PEOPLE.
“Disney i është përmbajtur plotësisht kontratës me znj.Johansson dhe për më shumë, publikimi i Black Widow në Disney+ me Premium Access ka rritur ndjeshëm aftësinë e saj për të fituar kompensim shtesë përveç 20 milionë dollarëve që ka marrë deri më sot”, thuhet në reagimin e Disneyt.
Johansson, 36-vjeçare, ka ngritur padi kundër Disneyt të enjten, në Los Anxhelos.
Sipas akuzës, konglomerati ka shkelur kontratën me të kur ka transmetuar “Black Widow” në Disney+ në të njëjtën kohë kur po transmetohej nëpër kinema.