Showbiz

George dhe Amal Clooney në pritje të binjakëve

Ylli i Hollivudit, George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal, katër vjet më parë u bënë prindër i dy fëmijëve binjakë. Ata thuhet se po presin t’u vijnë në jetë edhe dy fëmijë të tjerë.

“Thashethemet thonë se ata kanë përsëri binjakë. Amali ka kaluar tremujorin e saj të parë dhe tashmë ka filluar të shfaqet, kështu që shumë shpejt, të gjithë do ta marrin vesh”, ka thënë një burim për mediumin OK.

Mediumi raporton se çifti i lumtur ka njoftuar miqtë e ngushtë, duke organizuar një darkë intime afër vilës së tyre italiane më 4 korrik.