Aktori i njohur hollywoodian, Matt Damon, është jashtëzakonisht i lumtur për ribashkimin e çiftit, Ben Affleck dhe Jennifer Lopez.
Ylli 50-vjeçar i kinematografisë është gëzuar jashtë mase që miku dhe kolegu i tij nga filmi “Good Will Hunting” e ka ringjallur romancën me yllin e hitit “On the Floor”, sepse mendon që Affleck është një person shumë i mirë dhe i dashuri, i cili e Meriton lumturinë e botës.
Duke folur për portalin “Extra”, Damon ka deklaruar: “Thjeshtë jam shumë i lumtur për të. Ai është një prej personave më të mirë që i njoh, dhe e Meriton lumturinë e botës. Jam shumë i lumtur për të dy”.
Lopez dhe Afleck ishin fejuar në vitin 2003, por aktori i kishte dhënë fund lidhjes një vit më vonë, pak kohë para se të martoheshin. Lopez në disa intervista kishte treguar se është ndier zemërthyer me këtë vendim të Affleckut. Në qershor të vitit 2004, JLo u martua me këngëtarin Marc Anthony me të cilin i ka dy fëmijët, Max dhe Emme, dhe qëndroi në lidhje për një dekadë. Pak kohë pas shkurorëzimit nga Anthony, Lopez e filloi një lidhje romantike pesë vjeçare me valltarin e saj, Casper Smart. Me Alex Rodriguezin ishte në lidhje nga viti 2017 deri më 2021.
Sa i takon Ben Affleckut, në janar të këtij viti ai i dha fund lidhjes një vjeçare me aktoren kubane, Ana de Armas. Pas ndarjen nga Lopezi, aktori ishte martuar me yllin e kinematografisë, Jennifer Garner, me të cilën i ka tre fëmijët, Violet, Seraphina dhe Samuel.
Por, tani, disa muaj pas ribashkimit, JLo duket se është e lumtur që atyre u është dhënë një mundësi e dytë për ta bërë lidhjen të funksionojë, dhe çifti po mundohet ta shijojë çdo moment së bashku.
“Kur Ben e kontaktoi Jenniferin pas ndarjes nga ARod, ajo ishte shumë e emocionuar rreth mundësisë për ta ringjallur romancën mes tyre. ajo gjithnjë ka pasur shumë dashuri dhe konsideratë për aktorin. Para 20 vjetësh, Affleck i kishte dhënë fund lidhjes me Lopezin për shkak se ndihej i ngarkuar nga vëmendja e madhe mediale dhe fama që kjo lidhje i solli jetës së tij, por tani ata janë shumë rehat me njëri-tjetrin dhe kanë mësuar se çfarë funksionon për ta si çift”, citohet të ketë thënë një burim i afërt me këngëtaren dhe aktoren 52-vjeçare.
Lopez aktualisht është duke kërkuar të blejë shtëpi në Los Angeles, në mënyrë që të jetë sa më afër 48-vjeçarit Affleck, por dy fëmijët e saj Max dhe Emme do të vazhdojnë të kalojnë kohë edhe në Miami, me babanë e tyre Marc Anthony. Thuhet se binjakët e këngëtares janë dakord me vendimin e së ëmës, për ta rifilluar jetën në Kaliforni.
Damon dhe Affleck e kanë shënuar ribashkimin e tyre në ekran të madh, për herë të parë pas 24 vjetësh, me filmin e ri “The Last Duel”. Projekti bazohet në librin e vitit 2004 të autorit Eric Jager, “The Last Duel: A True Story of Trial by Combat in Medieval France”. Skenarin e tij e kanë bashkëshruar aktorët, Damon dhe Affleck, duke e shënuar edhe bashkëpunimin e tyre të parë nga viti 1997, kur u lansua filmi i tyre mjaft i suksesshëm “Good Will Hunting”.
“The Last Duel” do të lansohet nëpër kinema më 15 tetor të këtij viti.