Showbiz

Dr. Dre do t’i paguajë ish-bashkëshortes më shumë se 3,5 milionë dollarë çdo vit

Foto: AP
 

Dr. Dre do të detyrohet t’i paguajë më shumë se 3,5 milionë dollarë në vit ish-bashkëshortes së tij, Nicole Young, si përkrahje bashkëshortore.

Një gjykatë e Los Anxhelosit ka urdhëruar manjatin 56-vjeçar të muzikës, që t’i paguajë Nicoles 51-vjeçare, nga 293,306 dollarë secilin muaj, t’i mbulojë shpenzimet e shtëpive të tyre në Malibu dhe në vargmalet e Paqësorit, e po ashtu të kujdeset për sigurinë shëndetësore të saj.