Showbiz

Eric Claptoni nuk do të këndojë aty ku publikut i kërkohet të jetë i vaksinuar

Descriptive Text

Ikona britanike e rokut, Eric Clapton ka deklaruar se ai nuk do të performojë nëpër ngjarje në të cilat pjesëmarrësve u kërkohet që të jenë të vaksinuar kundër COVID-19.

Kryeministri britanik, Boris Johnsson ka deklaruar këto ditë se prova e vaksinimit do të kërkohet nëpër klube të natës dhe në koncerte të ndryshme, duke filluar nga shtatori i këtij viti.

Mirëpo, Claptoni ka thënë se nuk do të performojë diku ku “ka prezent audiencë të diskriminuar”.

Njoftimi i këngëtarit të famshëm botëror është bërë përmes llogarive të tij në rrjetet sociale.

Claptoni pati bërë të ditur në muajin maj të këtij viti se kishte pasur disa efekte anësore pas marrjes së vaksinës AstraZeneca.

Koncerti i radhës i Claptonit parashihet të zhvillohet në London’s Royal Albert Hall, në maj të vitit 2022. Ai i ka të caktuara po ashtu edhe tetë koncerte në SHBA në shtator të këtij viti. Mirëpo në SHBA aktualisht nuk kërkohet prova e vaksinimit për të hyrë në klube të natës apo ngjarje të përmasave të mëdha.