Showbiz

Doja Cat bënë thirrje për ndalimin e kritikave ndaj artistëve

Descriptive Text

Ylli i muzikës rep, Doja Cat, është deklaruar kundër trendit të fundit për bojkotimin e të famshmëve, dhe insiston se kritikat ndaj artistëve duhet ndalur.

Bukuroshja 25-vjeçare e ka kritikuar ashpër trendin e fundit të rrjeteve sociale për t’i sulmuar të famshmit për ndonjë gabim që e kanë bërë, apo ndonjë mendim me të cilin fansat nuk pajtohen. Doja insiston se këto veprime janë të dëmshme për kulturën.

“Kaosi është argëtues apo jo? Gjërat ndodhin por njerëzit kanë arsye të mirë për t’u mërzitur nganjëherë, derisa herëve tjera nuk kanë arsye fare”.

Doja ishte akuzuar më parë për përdorim të gjuhës raciste online, dhe megjithëse ajo kishte mohuar të ketë qenë e përfshirë në ndonjë bisedë raciste, ajo tani ka shpjeguar mendimin e saj mbi këto polemika.

“Ka raste kur njerëzit do ta kuptojnë që të vjen keq apo mund të mos e pranojnë kërkim faljen tuaj, gjë që është plotësisht e drejtë, por gjithçka varet nga mënyra se si e përballojmë një situatë të tillë. Mendoj se nëse lufton kundër njerëzve që vazhdimisht përpiqen të të shkatërrojnë, kjo nuk sjell kurrfarë përfitimesh për ty apo njerëzit tjerë”.

Vitin e kaluar, Doja e shfrytëzoi rrjetin social Instagram për t’iu referuar spekulimeve se ajo ka përdorur gjuhë raciste online. Me këtë rast, reperja pati kërkuar falje publike ndaj të gjithë atyre personave që janë ndier të ofenduar nga ajo. Tutje ka thënë se e kupton ndikimin e saj si artiste dhe ka filluar ta marrë shumë seriozisht këtë rol.