Showbiz

Viola Davis do ta publikojë një libër me kujtime në prill 2022

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Aktorja e njohur hollywoodian, Viola Davis, do ta publikojë një libër kujtimesh vitin e ardhshëm.

Ylli 55-vjeçar i kinematografisë ka bërë të ditur se do ta publikojë librin me titull, “Finding Me”, më 19 prill 2022 përmes shtëpisë botuese “HarperOne”. Ai e rrëfen historinë e ngritjes së saj, nga një fëmijë i rritur në një familje të varfër dhe të dhunshme në Rhode Island, në shndërrimin e një prej aktoreve më të suksesshme dhe të kërkuara në botë.