Showbiz

Tony Bennett dhe Lady Gaga do të ribashkohen për dy koncerte speciale

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Yjet e muzikës, Lady Gaga dhe Tony Bennett, do të ribashkohen në skenë muajin e ardhshëm për dy koncerte speciale në New York City, të cilat njëkohësisht i shënojnë performancat e fundit për këngëtarin legjendarë.

Kjo dyshe bashkëpunoi në vitin 2014 në realizimin e albumit, “Cheek To Cheek”. Besohet se në fund të këtij viti do të lansohet edhe një incizim i ri i tyre.