“Jolt” titullohet filmi i ardhshëm amerikan i regjisores, Tanya Wexler, i cili i takon zhanrit aksion dhe komedi.
Platforma “Amazon Prime Video” e cila gjendet prapa realizimit të këtij projekti dhe ku do të shfaqet për publikun e gjerë, tashmë i ka publikuar pamjet e para të filmit të mbushur me aktorë yje dhe në të cilin rolin protagonist e luan ylli i filmave “Underworld”, Kate Beckinsale.
“Jolt” e rrëfen historinë e një gruaje të bukur dhe qesharake të quajtur Lindy, e cila e posedon një sekret të dhimbshëm. Për shkak të një çrregullimi të rrallë neurologjik, ajo përjeton zemërim sporadik dhe impulse vrasëse të cilat mund të ndalen vetën kur ajo e trondit veten me një pajisje elektroshok. Duke e pasur të pamundur të gjejë dashuri dhe afërsi në një botë e cila i frikësohet gjendjes së saj jo të zakonshme, ajo më në fund arrin t’i besojë një burri mjaftueshëm sa për të rënë në dashuri me të. Por gjërat marrin kahe tjetër kur ajo e gjen këtë person të vrarë. Zemrëthyer dhe e tërbuar, Lindy e fillon një mision hakmarrjeje për ta gjetur vrasësin e tij, derisa në të njëjtën kohë përndiqet nga policia e cila e trajton atë si të dyshuarën kryesore për këtë vrasje.
Përveç aktores Beckinsale, në film po ashtu luajnë yjet: Susan Sarandon, Stanley Tucci, Bobby Cannavale, Laverne Cox, Jai Courtney, Ori Pfeffer dhe David Bradley.
“Jolt” lansohet në platformën “Amazone Prime Video” më 23 korrik 2021.