Showbiz

Adele shfaqet për herë të parë në publik me të dashurin e ri

Derisa finalja e madhe e NBA zuri vend të shtunën mbrëma, agjenti i yllit të basketbollit LeBron James, Rich Paul dhe këngëtarja Adele, u bënë lajm kryesor në media me paraqitjen e tyre të parë publike si çift romantik.

Dyshja e ndoqi lojën me shumë vëmendje të ulur në rendin e parë të sallës, krahas sportistit ikonik, LeBron James.

“Rich Paul, agjenti i LeBronit, e ka sjell të dashurën e tij në lojë dhe e ka ulur atë afër basketbollistit ikonik. E dashura e tij është këngëtarja e famshme Adele. LeBron po e shikon lojën bashkë me Adelen dhe agjentin e tij. Kjo është hera e parë që Paul dhe Adele shfaqen së bashku në publik, dhe nesër ky do të jetë lajmi kryesor nëpër të gjitha mediat, veçanërisht në Britani të Madhe. Më besoni për këtë”, ka komentuar prezantuesi i sportit në kanalin “ESPN”, Brian Windhorst.

{gallery}

Nuk është e qartë se kur ka filluar lidhja romantike mes dyshes së famshme, ani pse shkurorëzimi i yllit të hitit “Hello” me ish-bashkëshortin, Simon Konecki, u finalizua në fillim të këtij viti. Dyshja e ka një djalë 8-vjeçar së bashku, Angelo.

Kurse, LeBron James e ndoqi lojën e së shtunës me qëllim të përkrahjes së basketbollistit, Chris Paul, i cili është një mik i tij i afërt. Paraqitja e tij në këtë ngjarje po ashtu përkoi me lansimin e filmit të tij, “Space Jam: A New Legacy”, i cili e shënoi një performancë të mirë në arkat filmike të Amerikës Veriore me arkëtimin e 31.7 milionë dollarëve, në tri ditët e para të shfaqjes nëpër kinema.