Britney Spears ka thënë se nuk do të performojë më, derisa babai i saj ka nën kontrolln karrierën e saj, si pjesë të kujdestarisë ndaj saj të vendosur në vitin 2008.
Mesazhet e këngëtares janë të fundit në një seri të komenteve emocionale të publikut në lidhje me marrëveshjen që kontrollon jetën e saj personale dhe atë financiare.
“Kjo kujdestari më ka vrarë ëndrrat. Krejt çka kam është shpresa”, ka thënë Britney në një postim në Instagram.
Këngëtarja 39-vjeçare e muzikës pop dëshiron t’i japë fund kësaj marrëveshjeje, duke e quajtur atë abuzive.
Çështja e kujdestarisë ishte vendosur pasi babai i Britneyt, Jamie Spears kishte bërë kërkesë në një gjykatë për autoritet ligjor mbi jetën e yllit të muzikës, mes shqetësimeve në lidhje me shëndetin e saj mendor.
“Nuk do të performojë askund derisa babai im vendos se çka të veshi, them, bëjë, apo mendoj”, është shprehur Spears. Hera e fundit kur ajo ka performuar në publik ka qenë fundi i vitit 2018.