Showbiz

Jennifer Lopez e Ben Affleck po vazhdojnë të kërkojnë shtëpi

Descriptive Text

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez po vazhdojnë të kërkojnë shtëpi për familjen e tyre, disa muaj pasi kanë rikthyer romancën e tyre.

Aktori 48-vjeçar dhe aktorja 51-vjeçare janë parë sërish bashkë në makinë duke bërë udhëtime të shumta në kërkim të një ville ku do të ndërtojnë së bashku jetën.

Siç kanë raportuar mediat e huaja, çifti është duke kërkuar shtëpi kryesisht në Santa Monica, që është vend fqinj me Los Angjelosin.

Jennifer kishte marrë me vetë të premten gjatë kërkimit të shtëpisë së re, edhe binjakët e saj Max dhe Emme, 13-vjeçar.

Jennifer Lopez e Ben Affleck kanë qenë të fejuar para shumë vitesh mirëpo ishin ndarë. Ndërkohë, menjëherë pas ndarjes nga sportisti Alex Rodriguez këtë pranverë, J.Lo., është rikthyer në krahët e dashurisë së vjetër, të cilët, siç thonë burime të afërta me ta, janë tejet të lumtur së bashku.