Showbiz

Dua Lipa paditet për shkak të një fotografie të sajën

Descriptive Text

Dua Lipa po përballet me një proces gjyqësor pasi shpërndau një foto paparacësh të sajën pa lejen e tyre.

Integral Images paraqiti një padi me tetë faqe kundër yllit të muzikës të martën duke pretenduar shkelje të së drejtës së kopjimit sepse ajo e bëri këtë "pa leje ose autorizim".

Siç raporton Billboard, kompania shkruan se Lipa ndau një nga fotot e tyre pa marrë leje, në të cilën këngëtarja largohet nga një aeroport e veshur me një kapelë të madhe, dhe tha se se do të kërkojë 150,000 dollarë dëmshpërblim.

Imazhi në fjalë u shpërnda në llogarinë e Lipas në Instagram në shkurt 2019-s. Integral Images ka argumentuar se këngëtarja përdorë faqen e rrjeteve sociale si një mjet marketingu.