Rita Ora është duke bërë plane për të rritur sigurinë në shtëpinë e saj në Londër, në përpjekje për tu ndjerë më e qetë.
Siç raporton Mail Online, këngëtarja nga Kosova po mendon që të rrisë sigurinë në vilën e saj e cila kap vlerën e 8 milionë funteve. Kjo do të bëhet pas ngjarjes së vitit 2015, kur hajnat kishin thyer shtëpinë e saj dhe kishin vjedhur nga aty gjëra në vlerë prej rreth 200,000 funtesh, derisa vetë Rita në ato momente ndodhej një kat më sipër duke fjetur.
Këngëtarja kosovare ka kërkuar rishikim të kushteve të sigurisë në përpjekjet për të parandaluar ndonjë aktivitet tjetër kriminal në shtëpinë e saj.
Ndërkohë, siç raporton The Sun, këngëtarja e hitit “Anywhere” ka aplikuar në këshillin lokal të Londrës për ta lejuar që të bëjë disa ndryshime në shtëpi, duke përfshirë këtu edhe zhvendosjen e të gjitha kamerave të sigurisë.