Këngëtarja Christina Aguilera po e përkrahë Britney Spearsin në çështjen e kujdestarisë ligjore, të cilën edhe ajo po e quan të papranueshme.
Ylli 40-vjeçar i muzikës, Aguilera, e cila bashkë me Spearsin ishin pjesë e klubit, “The Mickey Mouse Club”, dhe kanë performuar së bashku në disa shou të studios “Disney” gjatë viteve ‘90, beson që ylli i hitit “Toxic” meriton të jetë e lirë të marrë vendime rreth jetës së saj, dhe të jetojë sa më e lumtur që është e mundur.
Kjo deklaratë e këngëtares vjen pak ditë pasi, 39-vjeçarja Spearsi i quajti abusive kushtet dhe rregullat e kujdestarisë së saj ligjore, që është futur në funksion nga gjykata në vitin 2008.
Përmes disa postimeve në Twitter, Aguilera deklaroi: “Këto ditët e fundit kam menduar shumë për Britneyn, dhe gjithçka që ajo po e përjeton. Është e papranueshme që një grua apo një qenie njerëzore, që dëshiron të jetë në kontroll të jetës dhe fatit së vet, të mos lejohet ta jetojë jetën siç dëshiron. Të heshtet, injorohet, bulizohet apo t’i mohohet përkrahja nga njerëzit e saj më të afërt, është gjëja më shkatërruese dhe nënçmuese e imagjinueshme. Dëmi mendor dhe emocional që një gjë e tillë mund ta shkaktoj tek një individ, nuk është diçka të cilën duhet injoruar. Çdo grua duhet të ketë të drejtë mbi trupin e saj, sistemin e vet riprodhues, privatësinë e saj, hapësirën e saj, shërimin e saj dhe lumturinë e saj. Ndërsa nuk kam informacione të sakta rreth kësaj çështje mjaft të komplikuar dhe tejet personale, por njëkohësisht mjaft publike, gjithçka që mund të bëj është të ndaj nga zemra ime të gjitha ato informacione që i kam dëgjuar, lexuar dhe parë në media. Bindja dhe dëshpërimi i kësaj lutjeje të Britneyt për liri, më bën të besoj se kjo grua që dikur e njihja ka jetuar tash e sa vjen në mungesë totale të dhembshurisë ose mirësjelljes, nga ata persona që e kanë kontrolluar. Për një grua që ka punuar në kushte të rënda dhe presion të paimagjinueshëm për shumicën e njerëzve, ju premtoj se ajo meriton gjithë lirinë e mundshme për ta jetuar jetën e saj sa më e lumtur. Zemra ime është me Britneyn. Ajo e meriton të gjithë dashurinë dhe mbështetjen tonë të vërtetë”, ka deklaruar Aguilera.
Tutje, këngëtarja e hitit “Beautiful” i bëri thirrje mbarë publikut që ta mbështesin kolegen e saj.
Britney Separs dhe avokati i saj e paraqitën një kërkesë në gjykatë duke kërkuar që babai i këngëtares, Jamie Spears, të jepte dorëheqje nga roli i kujdestarit ligjorë. Ekipi ligjor i këngëtares dëshiron që menaxheri i popyllit, Jodi Montgomery, ta merr përsipër këtë detyrë. Kurse Britney refuzon që babai i saj të jetë përgjegjës për bizneset e saj, pasi raportet mes tyre janë prishur tash e sa kohë dhe ata nuk flasin më me njëri-tjetrin.
Tutje, pop ylli e quajti këtë kujdestari ligjore si abuzuese, që i ka shkaktuar trauma në jetë dhe depresion, si dhe kërkoi që baba i saj të burgoset për tiraninë që e ka ushtruar më të, gjatë 13 vjetëve të fundit.
“Kjo kujdestari po më bën shumë më tepër dëm sesa dobi. Meritoj që ta kem një jetë timen. Thjesht dua që të ma kthejnë jetën. Kam gënjyer kur i kam thënë tërë botës se jam mirë dhe e lumtur. E mohoja të vërtetën. Isha e shokuar, e traumatizuar, e bulizuar dhe e lënë mënjanë dhe në vetmi. Nuk jam e lumtur. Nuk mund të fle. Jam shumë e acaruar, është çmenduri. Jam në depresion dhe qaj çdo ditë. Unë meritoj të kem të drejta sikurse të gjithë njerëzit, të kem fëmijë dhe familje. Unë ka nevojë për ndihmën tuaj. Babai im dhe gjithë personat e tjerë të përfshirë në këtë kujdestari ligjore, përfshirë këtu menaxhmentin tim… duhet të futen në burg”, ka deklaruar ndër të tjera Spears, në seancën dëgjimore me ç’rast iu drejtuar gjykatës në formë virutale.
James Spears ka më shumë se një dekadë që e mbikëqyrë jetën dhe karrierën e Britneyt, si dhe i ka marrë të gjitha vendimet financiare dhe shëndetësore për të bijën. Ai vazhdon t’i mohoje të gjitha akuzat kundër tij duke treguar se një herë në vit është i detyruar ta arsyetojë në gjykatë, çdo cent të harxhuar nga pasuria e vajzës së tij, prandaj është e pamundur të vjedhë nga ajo. Ai po ashtu deklaroi se e do shumë të bijën, por vazhdon të jetë i brengosur për shëndetin e saj mendorë.
These past few days I’ve been thinking about Britney and everything she is going through.
— Christina Aguilera (@xtina) June 29, 2021
It is unacceptable that any woman, or human, wanting to be in control of their own destiny might not be allowed to live life as they wish. pic.twitter.com/NRhNwcJaD3