Showbiz

“Fast and Furious” thyen rekord me debutimin në arkat filmike të Amerikës Veriore

 

“Fast and Furious 9” bëhet kampioni i ri i arkave filmike të Amerikës Veriore. Vazhdimi i nëntë të serinë e filmave të njohur aksion i cili me arkëtimin e 127 milionë dollarëve nëpër kinematë ndërkombëtare, ishte bërë projekti me debutimin më të mirë prej se koronavirusi e goditi rëndë industrinë e filmit, tani e ka shënuar edhe hapjen më të mirë në Amerikë, me 70 milionë dollarë të arkëtuara në javën e parë të shfaqjes dhe kështu pozicionohet në vendin e parë të kësaj liste.

Në filmin e ri, Dominic Toretto dhe grupi i tij i bashkojnë forcat për ta luftuar vrasësin më të aftë dhe ngasësin më të talentuar të veturave që e kanë takuar ndonjëherë, e që në fakt është vëllai i Domit. Në rolet kryesore luajnë aktorë të njohur të hollywoodit, si Vin Diesel, Michelle Rodriguez, Tyrese Gibson, Chris “Ludacris” Bridges, John Cena, Jordana Breëster, Nathalie Emmanuel, Sung Kang, Michael Rooker, Helen Mirren, Kurt Russell dhe Charlize Theron.