Showbiz

Scarlett Johansson së shpejti lanson brendin e saj të produkteve të bukurisë

Descriptive Text

Aktorja amerikane, Scarlett Johansson, është e famshme e fundit e hollywoodit që po e lanson një markë bukurie.

Ylli i filmit “Black Widow” do të bashkohet me kompaninë “Najafi”, e cila ka vendosur t’i investojë 5 deri në 10 milionë dollarë në markën e produkteve të bukurisë, e cila ende nuk ka emër.

Nuk dihen shumë detaje rreth kësaj iniciative të aktores, apo nëse produktet do të jenë për grim apo tretmane të lëkurës. Sidoqoftë, kjo do të jetë hera e parë që Johansson do të shndërrohet në afariste.

Aktorja e shquar për filma të shumtë të cilët kanë shënuar suksese marramendëse në arkat filmike, në të kaluarën ka shërbyer si ambasadore e brendit “L’Oreal Paris”, si dhe si modele e parfumit “The One” të markës “Dolce & Gabbana”.

Por në këtë rast Johansson do të jetë edhe bashkëthemeluese dhe kryetare e kompanisë së re.

“Disa vjet më parë, unë u tërhoqa nga disa marrëveshje që i kisha me kompani të ndryshme të bukurisë, me qëllimin për të krijuar diçka të vërtetë për mua. Rezultati është një qasje e pastër dhe e arritshme për bukurinë”, ka deklaruar aktorja për gazetën “Women’s Wear Daily”.

Brendi i Johanssonit pritet të lansohet në fillim të vitit të ardhshëm.

Kështu aktorja i është bashkuar listës së gjatë të të famshmëve të cilët posedojnë marka të produkteve të bukurisë, si Rihanna, Lady Gaga, Millie Bobbie Brown, Jessica Alba dhe Drew Barrymore.