Showbiz

Efron ishte kritikuar ashpër nga gazetari Worland

Descriptive Text

Gazetari Gus Worland ka rikujtuar kohën kur e kishte kritikuar ashpër aktorin Zac Efron për sjelljen e tij jo të përpiktë.

Të dielën, ish-ylli i “Triple M” ka deklaruar se aktori hollivudian ishte shfaqur një orë më vonë në një ndeshje futbolli më 2016, në të cilën shoku më i mirë i Gusit, Hugh Jackman, e kishte ftuar.

Duke folur në podcastin e Sam Armytage-it, “Something To Talk About”, Gus ka thënë se nuk e ka pasur problem ta kritikojë aktorin për sjelljen e tij të pahijshme, duke thënë: “Thjesht u shtang. Nuk mendoj se e ka kritikuar ndokush ndonjëherë kaq ashpër”.

Gus ka thënë se Hugh dhe Zac ishin në xhirime të “The Greatest Showman” në atë kohë dhe të tre kishin planifikuar që të shkonin së bashku në një ndeshje të NFL-së në New York.

Por, Gus kishte mbetur i habitur kur Zac kishte shkuar një orë më vonë, madje pa kërkuar falje – duke ndikuar që grupi ta humbë një turne që ishte organizuar për ta.

Më vonë, Zac kishte lëshuar një këngë nga një reper ‘i dobët’ në veturën ku ishin edhe dy miqtë e tij, kështu që Gusit i kishte humbur durimi.

“I thashë, Zac më lejo të t’i them disa fjalë. Së pari, nuk më intereson se kush je. Së dyti, erdhe vonë dhe ende s’ke kërkuar falje për këtë gjë dhe Jack është shumë i sjellshëm për të thënë diçka dhe… së fundmi, me të vërtetë na e ke dreqosur ditën”, ka thënë ai.

“Nga ai moment ai u bë si një këlysh i vogël. Filloi të thoshte: “Më vjen shumë keq, nuk doja të vonohesha. Në fakt ishte bisedë e bukur”.

Gus ka shtuar se i kishte thënë Hughut se duhej të bëhej “figurë babai” për Zacin, që e la lojën në pjesën e tretë.

Gus e ka braktisur emisionin të cilin e udhëhiqte, “Triple M”, në vitin 2019, në mënyrë që t’i përkushtohej fushatave të ndryshme për shëndetin mendor.

Ai ka qenë gjithmonë i zëshëm për shëndetin mendor të burrave dhe e ka krijuar fondacionin “Gotcha 4 Life Foundation” (G4L) më 2017.