Britney Spears ka deklaruar se është duke e jetuar çdo moment të jetës së saj.
Këngëtarja e famshme amerikane ka shkruar po ashtu në një postim në Instagram, se nuk ka ide nëse do t’i kthehet prapë skenës ndonjëherë.
E pyetur në lidhje me këtë, këngëtarja 39-vjeçare, ka thënë se është duke shijuar jetën pa skenën kështu që nuk e di se kur do t’i kthehet performancave live.
“Nuk kam ide. Jam duke u argëtuar shumë. Jam në një tranzicion në jetën time prandaj jam duke u kënaqur, kjo është e gjitha”, ka thënë Spears.