Showbiz

Joe Exotic do ta lansojë nga burgu linjën e tij të kanabisit

Avokati i yllit të dokumentarit “Tiger King”, Brad Small, ka thënë se Joe Exotic do ta lansojë linjën e tij të kanabisit.

Ai ka treguar se Joet i erdhi kjo ide vitin e kaluar dhe një marrëveshje për të është bërë gati në bashkëpunim me grupin “Tango Hotel Charlie”, LLC dhe Cannaxxs LTD për të lëshuar linjën “Joe Exotic Cannabis”.

Joe – i cili aktualisht po shërben 22-vjet burg për komplot për vrasjen e rivalit të tij Carole Baskin – raportohet se është i përfshirë drejtpërdrejt në biznes përmes thirrjeve dhe emailave me avokatin e tij.

Small i tha TMZ se produktet do të shiten në Kalifornia, Kolorado dhe Oklahoma. Joe po kërkon të ndihmojë njerëzit që kanë nevojë për kanabis për të lehtësuar dhimbjen nga sëmundjet e ndryshme.

Small tha se linja do të lansohet javëve në vijim.

Exotic njihej si koleksionues i luanëve dhe tigrave dhe keqtrajtimit të tyre.