“The Birthday Cake” titullohet drama kriminalistike e cila vjen me regji të Jimmy Giannopoulos, dhe skenar të shkruar nga vet regjisori, skenaristi Diomedes Raul Bermudez dhe aktori Shiloh Fernandez.
Me këtë projekt, Giannopoulos e shënon debutimin si regjisor i filmave të metrazhit të gjatë, pas një karrierë si regjisor i filmave të shkurtër dhe videoklipeve muzikore të yjeve të njohur, si Miley Cyrus, A$AP Rocky, Kid Cudi dhe të tjerë.
Filmi i tij i ardhshëm, “The Birthday Cake”, e rrëfen historinë e një burri Italian, Giovanni, i cili po e vazhdon traditën e tij familjare për ta sjellë një tortë në shtëpinë e xhaxhait të tij, për ta festuar 10-vjetorin e vdekjes së babait të tij. Por, nuk kalon shumë kohë para se ai të jetë dëshmitarë i një vrasjeje, ngjarje kjo e cila e detyron ta mësojë të vërtetën prapa vdekjes së babait të tij, dhe ia ndryshon jetën përgjithmonë.
Kritikët e kanë përshkruar atë si një film i inspiruar nga projektet e ikonës, Martin Scorsese, dhe një kombinim i filmave “Goodfellas” dhe “After Hours”.
Në rolet kryesore të këtij projekti vijnë yjet: Ewan McGregor, Shiloh Fernandez, Penn Badgley, David Mazouz, Val Kilmer, Ashley Benson dhe të tjerë.
“The Birthday Cake” planifikohet të lansohet nëpër kinematë e Amerikës nga 18 qershori.