Showbiz

Dua Lipa dhe Awrad Hadid festojnë dy vjetorin e lidhjes

Foto: AP/Associated Press

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa dhe i dashuri i saj model, Anwar Hadid, po e festojnë përvjetorin e dytë të lidhjes romantike.

Përmes postimeve në Instagram, këngëtarja me prejardhje kosovare e postoi një fotografi të të dashurit të saj si dhe e uroi me mesazhin: “Të dua Anwar Hadid. Urime 2 vjetori i lidhjes”.

Hadid po ashtu e shfrytëzoi këtë rrjet social për të festuar përvjetorin e dytë të lidhjes me yllin e hitit “New Rules”, duke e postuar një fotografi të çiftit të shoqëruar me fjalët: “2 vjet me këtë zonjë të dashur. Ti m’i bënë ditët më të mira. Të dua”.

{gallery}

Në vitin 2021, Dua Lipa e cila është me prejardhje nga Kosova, për revistën “Rolling Stone” foli hapur për lidhjen e saj me vëllain e vogël të supermodeleve, Gigi dhe Bella Hadid.

“Jam shumë rehat në këtë lidhje, më shumë se në lidhjet e mëparshme”, citohet të ketë thënë këngëtarja 25-vjeçare.

Lajmi për lidhjen mes dyshes filloi të qarkullojë në korrik të vitit 2019, kur ata u fotografuan së bashku në një koncert në parkun “Hyde” të Londrës. Nga atëherë, Lipa dhe Hadid kanë qenë të pandarë.

Derisa janë munduar ta mbajë lidhjen larg vëmendjes së mediave dhe publikut, ata janë spikatur disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit, përfshirë këtu ceremoninë “American Music Awards” në nëntor të vitit 2019, ku edhe e shënuan daljen e parë publike si çift.

Pasi e kaluar vitin 2020 të karantinuar së bashku në Londër, ylli i hitit “Don’t Start Now” vendosi ta e blejë një shtëpi në Los Angeles për të qenë më afër të dashurit të saj. Çifti po ashtu e ka adoptuar një kafshë shtëpiake nga një strehimore shpëtimi, qenushin e quajtur Dexter.

Këngëtarja e shpërblyer me çmim “Grammy” gjithashtu kalon shumë kohë në fermën familjare të nënës së Anwarit, Yolanda Hadid, në Pennsylvania.

Në lajme të fundit, gjatë fundjavës u bë i ditur lajmi se bukuroshja 25-vjeçare, Dua Lipa, është bërë artistja e dytë më e dëgjuar në botë në platformën muzikore Spitify, si dhe artistja grua më e dëgjuar në botë.

Ajo i shfrytëzoi rrjetet sociale për t’i falënderuar miliona fansat e saj për përkrahjen e vazhdueshme, nga fillimi i karrierës së saj muzikore.

Së fundmi edhe i dashuri i Lipës i është kthyer muzikës me lansimin e këngës së re të titulluar, “4MyLove”. Duke e përshkruar projektin e ri muzikor, Hadid ka deklaruar: “Me këtë këngë po provoja t’i kapja momentet e para kur kam rënë në dashuri me të dashurën time. Mendoj se atëkohë isha në vendin dhe situatën e duhur për ta krijuar një lidhje të re. Ndihesha i bllokuar emocionalisht, por kjo dashuri e bukur erdhi në jetën time kur e prisja më së paku”.

Dua Lipa e cila kryesisht pëlqehet shumë nga publiku mbarë botëror, së fundmi mori kritika nga mediat izraelite, për përkrahjen publike ndaj popullit palestinez ndërsa forcat izraelite bombarduan Gazën. Megjithëkëtë, Dua refuzon të qëndrojë e heshtur dhe vazhdon ta ngritë zërin kundër mizorive të kryera ndaj civilëve të paarmatosur.

Gigi, Bella dhe Anwar Hadid, kanë prejardhjen nga Palestina. Nëna e tyre është holandeze kurse babai i tyre, Mohamed Hadid, është palestinez.

Image