Reperi Polo G është arrestuar për akuzat se ka lënduar një polic, duke i rezistuar arrestimit me dhunë dhe sjellje të paligjshme. Të dhënat e burgut tregojnë se reperi, emri i të cilit është Taurus Bartlett, u dërgua në burg të shtunën me pesë akuza dhe u lirua pas disa orësh.
Departamenti i Policisë së Miamit lëshoi deklaratat e arrestit, në të cilat policët deklaruan se Bartlett, 22-vjeçar dhe disa të tjerë ishin ndaluar të shtunën dhe reperi përfundoi duke luftuar me policët. Në një nga dokumentet thuhet se njëri nga policët, që po përpiqej të prangoste Bartlettin, u godit disa herë.
Në dokumente thuhet se Bartletti ishte agresiv, sepse i rezistoi arrestimit në qendër të Miamit. Një nga oficerët tha që ai e kishte urdhëruar atë dhe të gjithë pasagjerët në makinën me të cilën po udhëtonte që të dilnin nga automjeti për të bërë kontroll, duke thënë se dyshonte se kishin armë, sepse dëgjuan një pasagjer që pretendonte se automjeti ishte i papërshkueshëm nga plumbat.
Departamenti i policisë tha se po rishikonte incidentin, ku do të përfshinte analizimin e të gjitha xhirimeve të kamerave, duke thënë se arrestimi u xhirua nga disa kamera që ndodheshin në trupat e policëve. Zëdhënësi i policisë, Michael Vega, ka thënë se po heton edhe disa kërcënime, që i ka pranuar personeli, si kundërpërgjigje ndaj arrestimit të reperit.
Artisti që jeton në Chicago sapo e kishte publikuar albumin e tij më të ri “Hall of Fame” të premten. Kënga i tij “Rapstar” zuri vendin e parë në listën muzikore “Billboard Hot 100” në prill. Nëna, njëherësh edhe menaxherja e tij, ka thanë në “Instagram” se Polo G dhe vëllai i tij i vogël ishin në një makinë me sigurimin pas një ndeje për publikimin e albumit.
Nëna, Stacia Mac, ka treguar në “Facebook” se ka paguar gjobë për lirimin e reperit Polo G dhe njerëzve të tjerë që u arrestuan në të njëjtën ndalesë trafiku. Në të dhënat e burgut nuk gjendet ndonjë avokat i reperit.