Showbiz

“Fast and Furious” po planifikon të përfundojë, thotë Vin Diesel

Foto: AP
 

Vin Diesel ka thënë se filmi i famshëm “Fast and Furious” do të ketë së shpejti një fund.

Aktori hollivudian i cili u bë i famshëm për rolin e tij si garues makinash në këtë film, ka thënë në një intervistë për Associated Press se saga “Fast and Furious” do të përfundojë pas dy pjesëve të tjera, pas serisë së fundit të titulluar “F9”, premiera e të cilit shfaqet në kinema me 25 qershor të këtij viti.