Showbiz

Liam Payne dhe e fejuara e tij Maya Henry janë ndarë

Ylli i njohur i muzikës, Liam Payne, i ka dhënë fund fejesës me Maya Henryn.

Këngëtari 27-vjeçar gjatë pandemisë e përshkroi të dashurën e tij 21-vjeçare si partneren e përkryer të jetës, por gjatë një interviste të fundit e pranoi se pas dhjetë muajsh fejesë, tani ai është beqar.

Ish-anëtari i bendit “One Direction” gjithashtu deklaroi se nuk ka qenë shumë i mirë dhe i suksesshëm me lidhjet e tij romantike.

“Mendoj që më shumë se gjithçka, në këtë pikë ndihem i zhgënjyer me veten që vazhdoj t’i lëndojë njerëzit e tjerë. Kjo gjë më bezdis shumë. Por thjesht nuk kam qenë shumë i suksesshmë me lidhjet romantike, dhe e kuptoj ku qëndron gabimi. Unë nuk jam shumë i mirë në raport me të tjerët prandaj fillimisht duhet të punoj me veten, para se të provoj ta bëjë një lidhje të funksionojë. Kështu ndodhi edhe me lidhjen time të fundit. Nuk isha versioni më i mirë i vetes dhe kjo gjë nuk më pëlqente. Sinqerisht mund të them që po ndihem më mirë tani që jam beqar. Më vjen keq si i dhamë fund fejesës por ishte diçka që u desh të ndodhte. Kështu është më mirë për të dy.”.

Tutje këngëtari i njohur britanik tha se ai futet shumë shpejtë në lidhje të reja, dhe tash e tutje i duhet të jetë më i kujdesshëm dhe të mësohet të jetë i vetëm për ca kohë.

Kurse në muajin prill, Payne deklaroi se e gëzon një raport të mirë dhe të afërt me ish të dashurën, Cheryl Cole, nga e cila u nda në vitin 2018 dhe më të cilën e ka djalin 4-vjeçar, Bear.

{gallery}