Showbiz

Rikthehet Rihanna, pozon për “Vogue Italia”

Rihanna është bërë sërish aktive, pas një pauze disa vjeçare nga muzika dhe nga bota e modës.

Këngëtarja nga Barbadosi ka pozuar për revistën e famshme “Vogue Italia”, përmes së cilës vjen me një pamje më ndryshe se zakonisht.

Riri, 33-vjeçare, është bërë kështu këngëtarja e dytë pas Madonnas, e cila arrin të pozojë për katër “Vogue” në mbarë botën: American Vogue, British Vogue, Vogue Paris dhe Vogue Italia.

Rihanna thuhet se është duke punuar shumë në studio për të sjellë edhe albumin e saj të ri, i cili do të vjen në treg pas një pauze prej afro 5 vjetësh në muzikë. Albumi i fundit i saj, i titulluar “Anti” ishte publikuar në fillim të vitit 2016.

Ndërkohë, siç është shkruar në mediat e huaja, albumi i ri i këngëtares së famshme, i cili do të jetë albumi i saj i nëntë me radhë, pritet të titullohet “R9”. Këngët nga ky album parashihet të jenë hite të radhës marrë parasysh se Rihanna është njëra prej këngëtareve më të dëgjuara në botë.

{gallery}