Showbiz

“Sour” albumi debutues i Olivia Rodrigos renditet i pari në toplistën “Billboard”

Descriptive Text

Këngëtarja e re por mjaft e suksesshme, Olivia Rodrigo, e shënoi suksesin e radhës në muzike derisa albumi i saj debutues, “Sour”, u rendit në pozitën e parë të toplistës se 200 këngëve më të mira “Billboard.

Këtë sukses e arriti falë shitjes së 295 mijë kopjeve në Amerikë, brenda një jave.

“Sour” gjithashtu e shënoi javën e dytë më të madhe të transmetimit ndonjëherë, për një album i cili nuk i takon zhanrit R&B/Hip-Hop, dhe bëhet incizimi i dytë që e shënon një sukses të tillë nga një artiste femër.

“Sour” i lansuar më 21 maj, është albumi debutues i kantautores Rodrigo. Këtij incizimi i paraprinë tri këngë të pozicionuara në dhjetë pozitat e para të toplisës së 100 këngëve më të mira. Dy prej tyre, “Drivers License” dhe “Good 4 U”, kishin debutuar në pozitën e parë të topliste “Billboard”.

Rodrigo debutoi në skenën e showbizit në vitin 2016 me rolet në projektet e kanalit “Disney”, “Bizaardvark” dhe “High School Musical: The Musical: The Series”. Ajo gjithashtu kishte kontribuar në kolonat zanore të këtyre serialeve televizive.