Nga fillimi i karrierës së saj, Rita Ora, ka zgjuar interesim të madh te publiku me jetën e saj personale. Lidhjet romantike të këngëtares gjithmonë kanë rrëmbyer vëmendjen e publikut dhe mediave, dhe lidhja e saj e fundit me regjisorin Taika Waititi nuk bënë përjashtim.
Por, si duket, raporti i këngëtares me prejardhje kosovare me regjisorin nga Zelanda e Re, nuk është siç ishte menduar. Derisa tradicionalisht një çift përbëhet nga dy persona, lidhja e tyre e përfshinë edhe një person të tretë.
Kështu ka filluar të spekulohet pas qarkullimit të fotografive të reja të realizuara nga paparacit, ku Rita shihet në përqafimin e të dashurit të saj Taika por edhe aktores Tessa Thompson.
Kjo treshe e famshme e hollywoodit duket se e kanë kaluar një mbrëmje duke festuar në shtëpinë e regjisorit të shpërblyer me “Oscar”, dhe pas ndejës kishin vendosur t’i kalojnë disa momente së bashku në balkonin e ndërtesës ku edhe shfaqen shumë të afërt dhe intim me njëri-tjetrin.
{gallery}
Rita Ora gjendet në Australi për xhirimet e shout “The Voice” ku ajo po shërben si anëtare e jurisë, derisa Tessa Thompson dhe Taika Waititi po e xhirojnë filmin e ardhshëm, “Thor: Love and Thunder”.
Aktorja Thompson në vitin 2018 e kishte bërë të ditur se tërhiqet seksualisht nga meshkujt dhe femrat, por nuk kishte pranuar ta identifikojë veten si biseksuale. Edhe Ora në të kaluarën ka folur për fleksibilitetin në orientimin e saj seksual.
Rita dhe Taika u shfaqën publikisht si çift në fund të muajit prill, me t’u shfaqur së bashku në premierën e shout, “RuPaul’s Drag Race Doën Under”, në Shtëpinë e Operës në Sydney.
Waititi i ka dy vajza me regjisoren nga Zelanda e Re, Chelsea Winstanley, derisa Ora shquhet për lidhjet romantike me yjet të njohur si Calvin Harris, Rob Kardashian, Bruno Mars, Andrew Watt, Ricky Hill, Andrew Garfield dhe të tjerë.