Showbiz

Johnson, i shqetësuar për lëshimet e BBC-së në intervistën me Dianan

 

Gazetari i kishte falsifikuar dokumentet për ta siguruar intervistën dhe më vonë i kishte gënjyer menaxherët e BBC-së lidhur me to, ka treguar hetimi. BBC-ja ka bërë të ditur se raporti i shpërfaq “dështimet e qarta”, ndërsa ka kërkuar falje lidhur me këtë

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka bërë thirrje që transmetuesi publik, BBC-ja, të marrë çdo hap të mundshëm, për t’u siguruar se lëshimet për intervistimin e princeshës së Uellsit, Dianas, të mos përsëriten më.

Kryeministri britanik të premten ka thënë se është shumë i shqetësuar me raportin e hetimeve se Martin Bashir kishte falsifikuar dokumentet për të siguruar intervistën me princeshën Diana gjatë vitit 1995.