Princi William merr dozën e parë të vaksinës anti-Covid
Princi britanik William ka marrë sot dozën e parë të vaksinës anti-COVID. Përmes një postimi në Twitter, ai nuk ka dhënë shumë të dhëna, por ka falënderuar punonjësit shëndetësorë për punën që po bëjnë.
Princi William ishte prekur me COVID-19 vitin e shkuar.
Ndërkohë, nuk është bërë e ditur nëse edhe gruaja e tij, dukesha e Cambridget, ka marrë vaksinën.
Mbretëresha Elizabeth II u vaksinua në janar, kurse babai i tij, princi Charles dhe gruaja e tij Camilla, u vaksinuan në shkurt.
Sipas raporteve të mediave, deri më tash në Britani janë vaksinuar 37 milionë qytetarë.