Këngëtarja Demi Lovato e ka bërë të ditur se është ka vendosur t’i takojë gjinisë asnjanëse, si dhe i tregoi fansave se po ndihet krenare që po e bënë këtë ndryshim në jetë pas një reflektimi të gjatë mbi veten.
Lovato, që u bë e famshme në moshë të re si yll filmash dhe shquhet si një nga këngëtaret më të njohura në botë të dekadës së fundit, e bëri të ditur lajmin përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale.
“Ndjej se ky veprim i fundit e përfaqëson më së miri rrjedhshmërinë që ndiej në shprehjen time gjinore, si dhe më lejon të ndihem më autentike dhe më e vërtetë ndaj personit që e di se jam dhe akoma po zbuloj”, ka deklaruar këngëtarja. Lovato shtoi se ka arritur deri tek ky vendin pas një kohe të gjatë të shërimit shpirtëror dhe reflektimit mbi veten dhe të ardhmen. “Unë ende po mësoj rreth vetes dhe nuk pretendoj të jem ndonjë ekspert i kësaj çështje apo zëdhënës i personave që i takojnë gjinisë asnjanëse. Ndarja e këtij lajmi me ju e hap një tjetër nivel të cenueshmerisë për mua. Por, po e bëjë këtë për të gjithë ata njerëz të cilët nuk kanë pasur mundësi të jenë vetvetja dhe ta ndajnë orientimin e tyre me familjarët dhe personat e dashur. Ju lutem, vazhdoni ta jetoni të vërtetën tuaj dhe dijeni se po ju dërgojë shumë dashuri”.
Ylli i hitit “Sorry Not Sorry” së fundmi i ndau me publikun sfidat personale me shëndetin mendor dhe varësinë nga droga, përmes dokumentarit të lansuar në Youtube, “Demi Lovato: Dancing With the Devil”, i cili e ekranizon rrugëtimin e Lovatos para dhe pas mbidozës gati fatale në vitin 2018.
Në një intervistë të fundit, Lovato tha se përfundim i fejesës me aktorin, Max Ehrich, e ka ndihmuar ta kuptojë se nuk është e gatshme për t’iu përkushtuar martesës me një burrë.
“Pavarësisht nëse dramat ndodhin në jetën time, unë aktualisht nuk ndihem e gatshme të martohem me një burrë. Nuk e di nëse kjo gjë do të ndryshojë në dhjetë vjetët e ardhshme, apo nëse ky qëndrimi i imi do të ndryshojë ndonjëherë, por më pëlqen ta pranojë veten kështu siç jam”, kishte deklaruar këngëtarja.
Demi Lovato u bë e famshme si fëmijë duke luajtur në serialin televiziv, “Barney & Friends”. Këngëtarja dhe aktorja e pranon se jeta në qendër të vëmendjes së publikut dhe mediave, i ka shkaktuar shumë probleme në jetë, përfshirë këtu çrregullimin e stresit post-traumatik.
Every day we wake up, we are given another opportunity & chance to be who we want & wish to be. I’ve spent the majority of my life growing in front of all of you… you’ve seen the good, the bad, & everything in between. pic.twitter.com/HSBcfmNruo
— Demi Lovato (@ddlovato) May 19, 2021