Showbiz

Angelia Jolie e ka të vështirë t’i ndihmojë 6 fëmijët e saj me detyrat e shtëpisë

Angelina Jolie ka deklaruar se ishte sfiduese për të tu qëndronte pranë dhe t'i ndihmonte fëmijët e saj me detyrat e shtëpisë, në kohën kur shkollat u mbyllën për shkak të pandemisë me koronavirus.

Aktorja hollivudiane ka gjashtë fëmijë me ish-bashkëshortin, Brad Pitt: Maddox, 19 vjeç, Pax, 17 vjeç, Zahara, 16 vjeç, Shiloh 14 vjeç dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 12 vjeç.

Jolie e cila është e njohur për rolin e saj në filmin “Mr & Mrs Smith” ka thënë në një intervistë për revistën “HELLO” se duhet të ndjekë rregullat e katër shkollave dhe gjashtë fëmijëve që shkollohen.

“Jam e tmerrshme në matematikë dhe në histori, kështu që me të vërtetë jam një prind e sfiduar kur bëhet fjalë për gjithë këto punë. Fatmirësisht, kam fëmijë shumë inteligjent. Ata po ia dalin edhe vetë mirëpo prapë është e vështirë”, është shprehur Jolie.

Aktorja 45-vjeçare aktualisht është fokusuar vetëm në kujdesin ndaj fëmijëve të saj, duke thënë se ata tani janë në një periudhë të zhvillimit, në të cilën, nëna nuk duhet t’u mungojë asesi, në asnjë moment.

“Tani për tani, dua vetëm t’i rrisë fëmijët e mi sa më mirë. Ata janë të gjithë në ato moshat e veçanta kur nuk dëshiron të humbasësh asgjë. Po mundohem të bëjë më të mirën, që t’i përgatisë ata të ballafaqohen me botën kur të rriten”, ka thënë Jolie.