Showbiz

Drake do ta pranojë çmimin “Artisti i dekadës” në ceremoninë “Billboard Music Awards”

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Drake do ta pranojë çmimin “Artisti i dekadës” në ceremoninë shpërblyese “Billboard Music Awards”.

Reperi 34-vjeçar do të nderohet në ngjarjen e cila mbahet më 23 maj, kjo pasi i ka sunduar toplistat muzikore “Billboard” gjatë këtyre dhjetë vjetëve të fundit. Artisti i famshëm kanadez, gjatë kësaj dekade i ka realizuar nëntë albume të cilat ishin pozicionuar në maje të këtyre toplistave.