Showbiz

Yjet aziatikë lansojnë fushatën #StopAsianHate në Britani të Madhe

Aktorët Gemma Chan, Henry Golding, Rina Sawayama, kanë ndihmuar në lansimin e fushatës #StopAsianHate, në Britani të Madhe.

Sipas të dhënave të siguruara nga themeluesit e fushatës, nga marsi i vitit 2020, krimet e nxitura nga urrejtja ndaj aziatikëve në Londër janë rritur për 179 për qind, krahasuar me vitin e kaluar.

Një fushatë e re është lansuar në platformën “GoFundMe” për ta krijuar fondacionin, “East and South Asian Community”, i cili ka për qëllim ta përkrahë dhe mbrojë komunitetin e aziatikëve në Britani të Madhe.

Aktorët Chan, Golding dhe Sawayama, i janë bashkuar kësaj iniciative e cila përkhrahet edhe nga yje të tjerë të showbizit, si aktorja e filmit “Matrix 4”, Jessica Henwick, ylli i filmave “Doctor Strage”, Benedict Wong, këngëtarja Sinead Harnett, modelja, prezantuesja dhe dienjatorja Alexa Chung dhe të tjerë.

Fondi do të sigurojë grante për organizatat e komunitetit bazë, si “Besea.n”, “End The Virus Of Racism”, “COVID Anti Racism Group” dhe “Kanlungan UK”.

Në një intervistë të fundit për “The Observer”, Gemma Chan tha se ishte shumë e brengosur dhe e shqetësuar nga rritja e sulmeve ndaj aziatikëve në Londër, prej se ka filluar pandemia.

“Si shumë njerëz të tjerë, edhe unë brengosem për anëtarët e familjes sime çdo herë që dalin nga shtëpia ose e shfrytëzojnë transportin publik. Nëna ime ka punuar për Shërbimin Kombëtar Shëdetësor për disa dekada. Ajo dhe babai im janë ndjekur nga persona të panjohur dhe kanë qenë viktima të disa sulmeve verbale, prej fillimit të krizës globale shëndetësore”, citohet të ketë thënë aktorja.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gemma Chan (@gemma_chan)

 

Sikurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe Britania e Madhe i ka shënuar disa sulme të dhunshme ndaj aziatikëve nga viti 2020. Ligjëruesi i universitetit Peng Wang ishte rrahur keq teksa po vraponte në Southampton, duke pësuar lëndime të rënda në fytyrë dhe duar, kurse një 26-vjeçare ishin viktimë e një sulmi tjetër në Edinburgh muajin e kaluar, krahas shumë incidenteve tjetra që kanë ndodhur dhe po vazhdojnë të ndodhin, e të cilat janë të motivuara nga urrjetja e pa arsyeshme ndaj komunitetit aziatik.